Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Perez nuk tërhiqet për Neymar, ja plani i ri për ta sjellë në Madrid

Perez nuk tërhiqet për Neymar, ja plani i ri për ta sjellë në Madrid

15:32, 14/08/2019

Neymar është një nga emrat më të përfolur këtë merkato, teksa nuk dëshiron të qëndrojë tek PSG-ja.

Në garë për të marrë shërbimet e lojtarit janë Barcelona dhe Real Madridi, të cilët po mundohen të bindin francezët, për të marrë sulmuesin në skuadrat e tyre respektive.

Kohët e fundit thuhet se katalanasit janë më afër transferimit të 27-vjeçarit, pasi i janë afruar ofertës që kërkon PSG-ja.

Por, edhe Reali nuk ka ndërmend të heqë dorë, teksa së fundmi kërkon të fusë në marrëveshje edhe një lojtar tjetër, për të mbërritur te Nejmar.

Bëhet fjalë për Vinicius Junior, i cili kaloi 1 vit më parë te Reali, por pas mbërritjes së Zidane te madrilenët, sulmuesi brazilian nuk është në planet e teknikut francez, dhe Perez mund ta përdorë në marrëveshjen që të çon te sulmuesi i parisienëve.

19-vjeçari gjithashtu pëlqehet edhe nga drejtori sportiv Leonardo, dhe një marrëveshje mund të arrihet midis palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco