Interi ndryshon çmimin e shitjes për Icardin, Juve dhe Napoli shtangen nga vlera!

Interi ndryshon çmimin e shitjes për Icardin, Juve dhe Napoli shtangen nga vlera!

22:27, 13/08/2019

Mauro Icardi i ka ditët e numëruara te skuadra e Interit.

“Nerazzurrët” nën drejtimin e Antonio Contes kanë bërë të ditur se ish-kapiteni nuk është më në planet e Interit dhe shumë shpejt do të shitet.

Sipas raportimeve nga “Corriere Della Sera”, Interi i ka vendosur një çmim të ri Mauro Icardit, pasi sulmuesi argjentinas është i destinuar të largohet këtë verë.

Juventus, Napoli dhe Roma janë të interesuar për shërbimet e tij, por ata do të duhet të paguajnë të paktën 75 milionë euro për të siguruar transferimin e Icardit.

Një vlerë kjo më e lartë nga sa ishte raportuar ditë më parë, duke bërë që klubet e interesuara të befasohen nga ky vendim i klubit zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco