ZYRTARE: FIFA dënon Manchester Cityn

ZYRTARE: FIFA dënon Manchester Cityn

20:22, 13/08/2019

FIFA ka dënuar Manchester Cityn për shkelje të rregullave për transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare.

Manchester City është skuadra e radhës që gjobitet nga FIFA, për shkelje të rregullave në transferimin e lojtarëve të rinj.

Në ndryshim nga skuadrat si: Barcelona, Ateltico Madrid dhe së fundi Chelsea, Manchester City është dënuar vetëm me gjobë duke i lejuar të kryejë normalisht merkato.

 “Manchester City është dënuar me gjobë prej 370 mijë franga për shkeljet që lidhen me transferimin dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Manchester City me këtë ndëshkim financiar ka arritur që të shmangë ndalimin e transferimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco