Vllaznia në futboll për femra shkuan historinë.
Klubi shkodran është bërë skuadra e parë shqiptare që arrin të kualifikohet në grupet e Champions Leagues.
Vllaznia arriti që të pozicionohet e para në grupin eliminator duke siguruar kualifikimin pas barazimit 1-1 ndaj kampioneve të Lituanisë, Gintra.
Megi Doçi ishte futbollistja që shënoi golin e barazimit pasi në minutën e 78’ nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë kualifikimin historik vajzave kuqeblu.
Në sfidat paraeliminatore Vllaznia u rendit e para në "Grupin 10", me 2 fitore dhe 1 barazim duke grumbulluar plot 7 pikë.
Mbetet për tu parë se kush do të jetë kundërshtarja e radhës për ekipin shkodran që shkruajti historinë duke u kualifikuar në fazën më të rëndësishme të një kompeticioni madhështor.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: