Juve e Sarrit vjen me një ndryshim të madh në mesfushë!

Juve e Sarrit vjen me një ndryshim të madh në mesfushë!

17:09, 12/08/2019

Khedira duket se do t'i mbijetojë eksodit te Juventusi dhe "Sport Mediaset" paralajmëron se mund të ketë pasoja për Emre Can.

Trajneri i ri Maurizio Sarri e ka bërë të qartë se ‘Bianconerët’ duhet të zvogëlojnë numrin e lojtarëve në skuadër, dhe transmetuesi sqaron se gjermani tani mund të jetë në mesin e atyre që do sakrifikohen.

25-vjeçari u bashkua me ‘Zonjën e Vjetër’ nga Liverpooli në një transferim të lirë verën e kaluar. Ai bëri 37 paraqitje në sezonin debutues, shënoi katër gola, një asistim dhe fitoi një Scudetto.

Me mbylljen e dritares së transferimeve të verës, Sport Mediaset tregon se Can me shumë mundësi do shitet nga klubi italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco