Interi dërgon një tjetër lojtar për të kryer vizitat mjekësore te klubi i ri

Interi dërgon një tjetër lojtar për të kryer vizitat mjekësore te klubi i ri

16:10, 12/08/2019

Ivan Perisic nuk është largimi i vetëm nga Interi, teksa një lojtar tjetër është larguar nga zikaltrit.

Bëhet fjalë për Facundo Colidio, i cili sipas “Football Italia”, ka kaluar vizitat mjekësore tek Sint-Truiden.

Sulmuesi argjentinas do të luajë për një sezon i huazuar te skuadra belge dhe më pas do të rikthehet përsëri tek Interi.

19-vjeçari ishte pranë kalimit te Leeds United, por nuk arriti një marrëveshje dhe me merkaton e mbyllur në Angli, zikaltrit vendosën ta huazojnë në kampionatin belg.

Colidio u transferua tek Interi nga Boca Juniors dy sezone më parë dhe tani e kanë huazuar në mënyrë që të marrë më shumë eksperiencë, pasi pritshmëritë për të janë të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco