Icardi pranon transferimin te ky klub

Icardi pranon transferimin te ky klub

14:52, 12/08/2019

Kohët e fundit është folur për një kalim të Mauro Icardit te Roma, i cili do të bënte të mundur transferimin e Edin Dzekos tek Interi.

Verdhekuqtë kishin shfaqur interes për sulmuesin argjentinas, dhe sot pritej të vinte përgjigjja nga 26-vjeçari.

Sipas asaj që shkruan së fundmi “Sportmediaset”, Icardi është i hapur për një kalim në kryeqytetin italian.

Pas marrjes së dritës jeshile nga sulmuesi, drejtuesit e Romës do të nisin bisedimet me zikaltrit, të cilët gjithashtu e mbështesin këtë transferim.

Tani do të përcaktohet vetëm formula e marrëveshjes, në të cilën do të përfshihet edhe Dzeko, i cili prej kohësh e ka shprehur dëshirën për të kaluar në “San Siro”.

Argjentinasi kishte një pakt me Juventusin, të cilët do t’i priste deri në 10 gusht, por pasi bardhezinjtë nuk arritën marrëveshjen, tani lojtari ka pranuar të kalojë te Roma, ku do të përfitojë rreth 9 milionë euro në sezon bashkë me bonuset.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco