FOTO/ Milani përgatit goditjen e madhe të merkatos

FOTO/ Milani përgatit goditjen e madhe të merkatos

20:47, 11/08/2019

Emri i yllit portugez Bruno Fernandes është rishfaqur në radarin e Milanit.

Sipas “Rai Sport”, Jorge Mendes, agjenti i mesfushorit, po punon për të sjellë lojtarit e Sporting Lisbonës te kuqezinjtë, nëse këta të fundit humbasin Suson.

Mesfushori 24-vjeçar ishte afër një marrëveshje me Manchester United, por mundësia për t’u transferuar në Premier Ligë u shua.

Image

Shanset janë të mëdha që Bruno Fernandez të rikthehet në Serinë A, teksa në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Udineses dhe Sampdorias.

Në sezonin e fundit me fanellën e Sportingut, portugezi arriti të shënonte 32 gola si dhe regjistroi 18 asiste, duke u shndërruar në një lider të vërtetë te skuadra e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco