U largua si kampion nga Bayerni, Franck Ribery drejt Serie A

U largua si kampion nga Bayerni, Franck Ribery drejt Serie A

16:57, 11/08/2019

Fiorentina është duke transferuar lojtarë shumë të mirë në këtë merkato dhe pritet të jetë një skuadër e fortë në sezonin e ri.

Klubi vjollcë prej kohësh interesohet për lojtarin e Milanit, Suso, për të cilin janë të gatshëm të bëjnë edhe një ofertë.

Milani kërkon të paktën 32 milionë euro plus bonuse për ta lënë të lirë spanjollin, shumë që konsiderohet e lartë nga drejtuesit e Fiorentinës, dhe nuk janë të gatshëm të ofrojnë një shifër kaq të lartë.

Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, te skuadra nga Firence kanë edhe një plan B, në rast se dështon pista që të çon tek lojtari i Milanit.

Bëhet fjalë për Franck Ribery, i cili u largua nga Bayern Munchen dhe tani është një lojtar i lirë, në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Gjithsesi 36-vjeçari është thjesht një ide për Fiorentinën, drejtuesit e së cilës akoma nuk kanë nisur asnjë kontakt me lojtarin apo edhe agjentin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco