Humbi ndjenjat kur po ndiqte makinën e Salah, 'Ylli' i Livepulit i bën një surprizë djaloshit

Humbi ndjenjat kur po ndiqte makinën e Salah, 'Ylli' i Livepulit i bën një surprizë djaloshit

13:45, 11/08/2019

Mohamed Salah po largohej me makinë nga qendra stërvitore në Melwood, kur dy fëmijë të vegjël iu ngjitën nga pas dhe filluan të vraponin për ta parë sadopak yllin e Liverpulit.

Duke qenë se vëmendja ishte e gjitha e fokusuar te idhulli i skuadrës së tyre, njëri prej fëmijëve harroi të shikonte para, dhe u përplas me një nga shtyllat e dritave anash rrugës, duke mbetur pa ndjenja.

Kjo situatë nuk shpëtoi pa u dalluar nga Salah, i cili menjëherë ndali makinë dhe u afrua te djaloshi për të kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull. 11-vjeçari theu hundën, megjithatë dhimbjet kaluan në plan të dytë, pasi në fund gjithçka ia vlejti teksa takoi nga afër heroin e tij duke bërë edhe shumë foto për kujtim.

Në një intervistë të marrë, një prej familjarëve të fëmijëve u shprehë shumë i lumtur me gjestin Salah. “"Mo me të vërtetë është një njeri i lartë. Nuk ishte e nevojëshme që ai të ndalte makinën, ne i jemi shumë mirënjohës që ai e bëri. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco