Zidane ka rezervuar një surprizë për Gareth Bale

Zidane ka rezervuar një surprizë për Gareth Bale

11:32, 11/08/2019

Ata kërkojnë që të ketë vetëm shkëmbim lojtarësh dhe refuzojnë të bëjnë veprime të tjera.

Real Madrid do të udhëtojë për në Itali, ku do të zhvilloji një ndeshje miqësore me skuadrën e Romës.

Ditën e sotme klubi madrilen ka publikuar dhe emrat e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim.

Në këtë listë bie në sy emri i Gareth Bale, i cili përflitej për një largim nga skuadra.

Zinedine Zidane nuk e pëlqen uellsian, por dëmtimi që pësoi Asensio e detyroi teknikun francez që ta mbajë në skuadër.

Me afrimin e një lojtari tjetër, Bale pritet të largohet, por deri atëherë 30 vjeçari do të jetë pjesë e klubit.

Ndërsa Rodriguez dhe Mariano janë lënë jashtë skuadre edhe për këtë takim.

Modric është kthyer në skuadër, pasi mungoi në miqësoren me Salzburgun, të cilën e fitoi Reali 1-0 me golin e Eden Hazard, mungesë tjetër për këtë takim do të jetë dhe kapiteni, Sergio Ramos.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco