Presidenti i Fiorentinës 'thumbon' Juventusin: Championsin nuk e fitojnë dot!

Presidenti i Fiorentinës 'thumbon' Juventusin: Championsin nuk e fitojnë dot!

23:18, 23/07/2019

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso konfirmoi për të disatën herë se talenti i skuadrës vjollcë, Federico Chiesa do të qëndrojë në Firenze të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

“E kam thënë që ditën e parë dhe dua që kjo histori të mbyllet këtu. Federico nuk do të largohet nga Fiorentina dhe jam i bindur që do t’ia dalim ta mbajmë. Kemi folur me të dhe besoj se do të vazhdojë gjatë te Fiorentina”, tha presidenti i skuadrës vjollcë.

Manjati italo-amerikan, i cili bleu klubin e Fiorentinës në muajin qershor, nuk ngurroi të “thumbojë” edhe Juventusin.

“Nuk është mirë për futbollin italian, që të fitojë Juventusi. Ata ia dalin të dominojnë në Itali, por nga Europa kthehen gjithmonë duarbosh. Futbolli në Itali duhet të jetë i ekuilibruar dhe ndoshta edhe ne do të kemi mundësi të fitojmë diçka”, tha Commisso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco