'Lukaku, ideal për Interin', vjen deklarata surprizë nga...

'Lukaku, ideal për Interin', vjen deklarata surprizë nga...

22:37, 23/07/2019

Gianfranco Zola beson se Romelu Lukaku “është sulmues ideal për Interin e Antonio Contes”.

Ish-legjenda e Cagliarit, Parmas dhe Chelseas nënvizon se Nicolo Barella mund të jetë një “Dejan Stankovic” i ri për Interin.

“Lukaku do të kishte ndikim të madh të Interi, pasi që ai ka karakteristika ideale për futbollin që bën Conte dhe ai fizikisht është mirë dhe përvoja në Premier Ligë do ta bënte që ai të jetë para të gjithëve në Serie A”, tha Zola për FCInterNews.it.

“Duke thënë këtë, unë besoj që forca më e madhe të Interi është vet Conte. Është e vërtetë që ai pati një përvojë të keqe në Chelsea, por ai dëshiron që skuadra të jetë e përkushtuar për rezultate”.

“Nerazzurrët” kanë shpenzuar 40 milionë euro plus bonuse për mesfushorin e Cagliarit dhe Italisë, Barella, me të cilin Zola kishte punuar kur ishte pjesë e Cagliarit.

“Jam i lumtur që ai shkoj në Inter, pasi që me një trajner si Conte ai do të rritet edhe më shumë. Nëse bonuset do të aktivizohen, ai do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i Interit dhe për këtë është special”.

“Barella mund të ndjekë hapat e Stankovicit, i cili ishte një mesfushorë i kompletuar më aq shumë kualitete. Ai e di si të lëviz të shënoj gola por të jetë shumë i mirë edhe në mbrojtje”, tha Zola.

 

Gianfranco Zola është pa punë pas përvojës së tij si asistent menaxher i Maurizio Sarrit në “Stamford Bridge”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco