Monaco kërkon të blejë tre futbollistë të Inter

Monaco kërkon të blejë tre futbollistë të Inter

21:16, 23/07/2019

Në ditët në vijim klubi i Monacos pritet që të transferojë , tre futbollistë nga skuadra e Inter.

Klubit  franceze ka shprehur interes për mesfushorin portugez Joao Mario dhe mbrojtësit brazilianë Dalbert dhe Miranda.

Këto tre emra nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes, për sezonin e ardhshëm.

Pas disa ditësh pritet të mbërrijnë në Milano disa përfaqësues të klubit të Principatës, të cilët do të negociojnë për çmimin e futbollistëve, teksa sipas mediave italiane, Interi synon të arkëtojë 45 milionë euro në total për ta.

Aktualisht Joao Mario dhe Dalbert kanë dhënë miratimin paraprak për një kalim te Monaco, ndërsa e paqartë është situata e brazilianit Miranda, i cili është ende me pushime dhe pritet të kthehet te ‘zikaltërit’, para se të vendosë për të ardhmen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco