Arrihet marrëveshja në parim, zbulohet trajneri i ri i Kukësit

Arrihet marrëveshja në parim, zbulohet trajneri i ri i Kukësit

21:01, 23/07/2019

Mungon vetëm zyrtarizimi, pasi presidenti i Kukësit, Safet Gjici e ka zgjedhur trajnerin e ri të skuadrës së tij.

Bëhet fjalë për Ilir Dajën me të cilin është arritur një akord në parim, por mbetet vetëm përkufizimi i detajeve për të materializuar kontratën e re.

Diçka që pritet të ndodhë sapo presidenti të kthehet nga pushimet që është duke kaluar me familjen në Turqi.

Pa dyshim i bujshëm zyrtarizimi i Enis Gavazajt, lojtar që i shton klasin dhe teknikën një organike të pasur, ku do të ketë të tjera goditje.

Pas aventurës së fundit me Flamurtarin, trajneri Daja pritet të marrë drejtimin e nënkampionëve të Shqipërisë, teksa shihet si njeriu i duhur për të përmbushur objektivat e klubit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco