Dështon transferimi i Andre Silvas tek Monaco

Dështon transferimi i Andre Silvas tek Monaco

20:44, 23/07/2019

Mediat italiane raportonin se Andre Silva kishte kaluar testet mjekësore tek skuadra e Monacos, dhe se ishte gati të nënshkruante një kontratë pesë vjeçare me klubin francez.

Nga ky transferim “kuqezinjt” do të përfitonin 30 milion euro, por në momentet e fundit ka ndodhur një problem.

“Milan News” shkruan se portugezi ka dështuar të arrijë marrëveshjen personale ekonomike me klubin nga Principata, pasi këta të fundit kanë ndërruar ofertën në momentet e fundit.

Negociatat mund të rihapen përsëri, mirëpo palët janë duke qëndruar në distancë dhe transferimi me shumë mundësi mund të dështojë.

Kjo i prish punët ekipit të Milanit, që planifikoi të shpenzonte paratë e fituara nga kjo lëvizje te Angel Correa, dhe tashmë një transferim i tillë vështirë të realizohet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco