ZYRTARE/ Manaj firmos me ekipin e Albacetes, klubi shprehet shumë i lumtur për këtë investim

ZYRTARE/ Manaj firmos me ekipin e Albacetes, klubi shprehet shumë i lumtur për këtë investim

20:18, 23/07/2019

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj pas një viti të kaluar në huazim tek skuadra e Albacetes, duket se i ka bindur drejtuesit që ta mbajnë në skuadër. Manaj ishte huazuar nga Inter tek ekipi spanjoll.

Lushnjari u ble nga klubi i Albas për shumën e 2.5 milion eurove, dhe me një kontratë deri në vitin 2024.

Në prononcimin e tij gjatë konferencës për shtyp, të organizuar nga klubi pas nënshkrimit të kontratës së re, Rey u shpreh tepër i lumtur.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre”.

“Objektivi im vitin e kaluar ishte të arrija sa më shumë me Albaceten, këtë vit dua të qëndroj për të arritur objektivin që nuk ia dolëm në sezonin e kaluar”.

“Klubi ka bërë një investim të rëndësishëm dhe unë dua t’ia shpërblej  në fushë”.

“Qyteti dhe tifozët më kanë dhënë shumë përzemërsi dhe qartësisht që kjo ka ndikuar për të vazhduar aventurën. Objektivi im është të shënoj sa më shumë gola e mundësisht t’i luaj të 42 ndeshjet”, ka thënë Manaj.

22 vjeçari sezonin e shkuar në 29 ndeshje arrit të shënojë gjashtë gola. 

Ndërsa drejtuesit e klubit nga ana tjetër u shprehën se Manaj është një bast i rëndësishëm për ta

“Prezantojmë sot blerjen e Rei Manajt, një lojtar i cili për ne është një investim dhe një bast shumë i rëndësishëm”. 

“Rei beson në projektin tonë dhe vazhdon të besoje te familja e Albacetes.  Jemi shumë të lumtur që mund të vazhdojmë me të dhe urojmë që të jetë një prej lojtarëve kyç të këtij projekti”

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco