PSG zyrtarizon transfertën më të fundit, talenti firmos kontratën 3-vjeçare

PSG zyrtarizon transfertën më të fundit, talenti firmos kontratën 3-vjeçare

19:43, 23/07/2019

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar transferimin e talentit, Xavi Simons.

Adoleshenti ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Francës deri më 30 qershor 2022, shkruan SYRI.net.

16-vjeçari ishte përshkruar si njëri ndër talentët më të mirë të Barcelonës por pas 9 vitesh ai vendos që të largohet nga La Masia.

“Në moshën 16-vjeçare, Xavi është ndër lojtarët më premtues në futbollin holandez”, thuhet në deklaratën e PSG-së.

“Me një cilësi të lartë teknike dhe një vizion të shkëlqyer të lojës, ky talent i ri tani do të vazhdojë trajnimin e tij në Rouge et Bleu.

Talenti aktualisht përfaqësohet nga agjenti i njohur italian, Mino Raiola.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco