FOTO/ Chelsea-Barcelona, formacionet zyrtare. Griezmann debuton me katalanasit

FOTO/ Chelsea-Barcelona, formacionet zyrtare. Griezmann debuton me katalanasit

11:48, 23/07/2019

Barcelona do të përballet me Chelsean në ndeshjen e saj të parë përgatitore për sezonin e ri, me blerjen më të re, Antoine Griezmann, që do të debutojë në “Rakuten Cup”.

Skuadra e Frank Lampard do të kërkojë t’i kthehet formës pas humbjes zhgënjyese ndaj Kawasaki Frontale sot në ndeshjen që nis në orën 12:30 në “Saitama Stadium”.

Ndërkohë, për skuadrën e Ernesto Valverdes, kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore e kësaj vere.

Një numër i madh i lojtarëve kryesorë të Barçës mungojnë në këtë takim për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës, duke i dhënë kundërshtarit mundësi për rezultat pozitiv nga ky takim.

Në fotot e mëposhtme mund të shihni formacionet zyrtare, ku me interes të madh pritet debutimi i Antoine Griezmann me fanellën katalanasve.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco