FOTO/ Kampioni i Botës surprizon me klubin e ri

FOTO/ Kampioni i Botës surprizon me klubin e ri

10:31, 23/07/2019

Betis Sevilla bën një goditje të madhe në merkato. Pas bisedimeve intensive disaditore, klubi andaluzian ka arritur të blejë një kampion Bote.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Olympique Lyon, Nabil Fekir, i cili u është bashkuar bardhejeshilëve për një shifër mjaft të leverdishme.

Betis Sevilla do të paguajë vetëm 19.75 milionë euro, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh, në varësi që arritjeve sportive, por Lyoni ruan 20% të kartonit, në rast të shitjes së sulmuesin në një klub tjetër.

Image

Operacioni i blerjes së Fekir është disi i ngjashëm me atë që Betis realizoi për Giovani Lo Celso nga PSG, edhe pse në atë rast, blerja e lojtarit nuk ishte ekzekutuar menjëherë, por pas një sezoni me francezët që ruajtën 20% të vlerës së futbollistit.

Lyoni, përveç kësaj, do të përfitojë 50% të vlerës transferimit të mundshëm të Yassin Fekir, vëllait të Nabilit, në një skuadër tjetër, i cili gjithashtu iu bashkua Betisit në të njëjtin operacion.

Kujtojmë që Nabil Fekir thuajse u transferua verën e kaluar te Liverpooli për 60 milionë euro, por marrëveshja dështoi pasi futbollisti nuk kaloi testet mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco