Sot sfida me modestët e Luksemburgut, Shkëndijës s’i falen më gabime në Europë

Sot sfida me modestët e Luksemburgut, Shkëndijës s’i falen më gabime në Europë

09:11, 23/07/2019

Pas eliminimit nga Champions League, Shkëndija e Tetovës do të vazhdojë aventurën europiane në turin e dytë eliminator të Europa League, ku sot në orën 17:55 do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Duddelange, në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit.

Trajneri i tetovarëve, Qatip Osmani, tregoi se atmosfera në skuadër është e qetë, teksa bëri tirrje për përqendrim dhe ndryshim të qasjes në ndeshje, për të synuar një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj skuadrës nga Luksemburgu.

“Pas humbjes dhe eliminimit nga Nomme Kalju, mendoj se analizat dhe kritikat e bëra ndaj lojtarëve, kanë sjellë një atmosferë të qetë në ekip. Ditëve të fundit ndjehet se në skuadër kemi atmosferë të mirë dhe jemi të gatshëm të presim ndeshjen e radhës, teksa dua që të rikthejmë përqendrimin. Kemi folur me lojtarët në lidhje me qasjen dhe mendoj se mënyra si ju qasëm ndeshjes së kaluar ishte një prej arsyet e humbjes. Mendoj se nesër do të kemi qasje krejtësisht tjetër”, tha Qatip Osmani.

Tekniku i skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut paralajmëroi edhe ndryshime për sfidën e sotme, teksa konfirmoi se do të luajë nga fillimi fantazisti brazilian Felipe, i cili iu bashkua Shkëndijës vetëm dy javë më parë.

“Sigurisht se pas humbjes që pësuam, mos them është e domosdoshme, por normal që do ketë ndonjë ndryshim në formacion. Gjatë javës kemi provuar disa formacione në seancat stërvitore. Mund të konfirmoj se do të ketë ndryshime në formacion dhe se presim që Felipe të startojë nga minuta e parë takimin”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco