Turqi-Shqipëri do të luhet në stadiumin e zjarrtë të Stambollit

Turqi-Shqipëri do të luhet në stadiumin e zjarrtë të Stambollit

08:41, 23/07/2019

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Euro 2020, por me shumë mundësi edhe ai i Turqisë, do të përcaktohet më datë 11 tetor në Stamboll.

Federata Turke e Futbollit ka vendosur që duelin e Grupit H eliminator të EURO 2020 mes dy ekipeve ta zhvendosin në Stamboll, në një prej stadiumeve më të njohur e më të zjarrtë.

Takimi i tetorit është caktuar të luhet në stadiumin “Sukru Saracoglu” me një kapacitet prej 47834 vendesh, ku luan ndeshjet e saj skuadra e Fenerbahçes.

Duke parë rëndësinë që ka kjo sfidë, turqit nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe kanë vendosur që duelin të mos e largojnë nga qyteti ku kanë një bazë të madhe të ndjekësve të zjarrtë të përfaqësueses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco