Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sarri nuk e ka në projektin e tij, Juventusi po mendon shitjen e Dybala

Sarri nuk e ka në projektin e tij, Juventusi po mendon shitjen e Dybala

08:25, 23/07/2019

Bollëku i tepërt mund të krijojë edhe probleme, dhe këtë e dinë mirë drejtuesit e Juventusit, që pasi kanë zhvilluar një merkato fantastike, duke afruar emra mjaft të njohur të futbollit botëror, po mendojnë tani të largojnë lojtarët që nuk janë pjesë e projektit të Sarrit.

Në krye të listës është Gonzalo Higuain, por argjentinasi shihet me sy të mirë nga Sarri dhe ka treguar formë të kënaqshme në këto ditë të para të përgatitjeve, ndërsa ndaj tij mungojnë edhe ofertat bindëse, ndaj në fund sulmuesi mund të mbetet bardhezi.

Pikërisht për këtë arsye, te Juventusi kanë filluar të mendojnë shitjen e argjentinasit tjetër, Paulo Dybala, i cili është ende me pushime dhe pritet t’i bashkohet skuadrës vetëm në ditët e fundit të muajit korrik.

Dybala kaloi një periudhë jo fort të mirë me Allegrin dhe pritet të ketë një ballafaqim me Sarrin, për të kuptuar më mirë se si mund të përshtatet me lojën e trajnerit të ri, ndaj nëse palët nuk binden, atëherë “La Joya” pritet të largohet.

Ofertat ndaj tij nuk mungojnë, pasi Manchester United dhe Paris Saint Germain janë të gatshme të paguajnë 80-100 milionë euro për kartonin e tij, një shifër që do të ndihmonte në rregullimin e bilanceve të Juventusit.

“Djajtë e kuq” presin të shesin Pogba e Lukaku dhe me paratë e arkëtuara, nuk do ta kenë aspak problem të paguajnë për Dybalën, ndërsa francezët pritet të arkëtojnë mjaftueshëm nga largimi i Neymar, për të shpenzuar më pas për argjentinasin e Juves.

Më i vështirë duket operacioni që e çon Dybalën tek Interi, kjo pasi zikaltrit kanë propozuar një shkëmbim kokë më kokë më Icardin, por bardhezinjtë janë të bindur që mund ta marrin këtë të fundit për më pak se 60 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco