Kjo FOTO zbulon destinacionin e Gareth Bales, klubi i ri bën ‘follow’ uellsianin

Kjo FOTO zbulon destinacionin e Gareth Bales, klubi i ri bën ‘follow’ uellsianin

17:35, 22/07/2019

Gareth Bale do ta vazhdojë karrierën në Kinë.

Klubi i njohur aziatik, Jiangsu Suning është treguar e gatshme t’i ofrojnë uellsianit një kontratë të ngjashme ose diçka më shumë se paga e tij te Real Madridi me vlerë 17 milionë euro në sezon.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se tashmë klubi kinez ka filluar të ndjekë Balen në rrjetin social “Instagram”.

Fakti që ata ndjekin vetëm 33 llogari të tjera e bën këtë edhe më të rëndësishme.

Agjenti i Bale, Jonathan Barnett, po punon aktualisht në finalizimin e lëvizjes së lojtarit zyrtarisht në Kinë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco