Divorci me Interin, Icardi i gatshëm t’i bashkohet klubit të njohur

Divorci me Interin, Icardi i gatshëm t’i bashkohet klubit të njohur

16:27, 22/07/2019

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është i hapur t’i bashkohet Napolit.

Juventusi la të lirë numrin 9 për ndeshjet parasezonale dhe në këtë mënyrë ka nxitur spekulimet se ky numër po rezervohej për Icardin.

Megjithatë, gazeta italiane “Corriere dello Sport” shkruan se sulmuesi argjentinas ka pranuar ofertën e Napolit. Sipas gazetës italiane, Icardi gjatë kësaj jave do të takohet me përfaqësues të Carlo Ancelottit për të negociuar kushtet e kontratës.

Ndërkohë edhe Interi dëshiron që ta shesë argjentinasin tek Napoli dhe jo te rivali i drejtpërdrejtë, Juventusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco