FOTO/ Kukësi huazon futbollistin afrikan

FOTO/ Kukësi huazon futbollistin afrikan

15:20, 22/07/2019

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e gjashtë në merkato.

Verilndorët kanë arritur marrëveshjen me ekipin e Besëlidhjes, për afrikanin Umar Tured Kamara.

Lojtari vjen si formë huazimi, nga ekipi që militon në Kategorinë e Parë.

Njoftimi i klubit kuksian

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin e Besëlidhjes, për futbollistin Oumar Toured Camara.

Mesfushori vjen në formë huazimi për një sezon futbollistik te skuadra jonë, nga ekipi i cili militon në Kategorinë e Parë.

Afrikani është afrimi i gjashtë i merkatos së verës, pas ardhjes së Ilir Avdylit, Emiljano Mustës, Bruno Lulajt, Marko Çemës dhe Tome Kitanovskit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco