U shpall kampion me Partizanin, zgjidhet ‘Talenti i Sezonit 2018-2019’

U shpall kampion me Partizanin, zgjidhet ‘Talenti i Sezonit 2018-2019’

14:34, 22/07/2019

Futbollisti i Partizanit, Esat Mala, është zgjedhur fitues i çmimit “Talenti i Sezonit 2018-2019”, në anketën tradicionale të organizuar nga shoqata “Sporti na Bashkon” në edicionin e saj të 11-të.

Ka qenë një juri e përbërë nga trajnerë dhe gazetarë sportivë, të cilët falë një votimi, arritën të zgjidhnin futbollistin e Kombëtares Shpresa fitues të këtij çmimi.

Mala ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve, ndërkohë që çmimi iu dorëzua nga drejtori ekzekutiv i shoqatës, Gëzim Nushi, në ceremoninë e rastit të organizuar në ambientet e klubit të kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco