VIDEO/ Ajaxi prezanton zëvendësuesin e De Ligt

VIDEO/ Ajaxi prezanton zëvendësuesin e De Ligt

14:12, 22/07/2019

Edson Alvarez do të jetë zëvendësuesi i Matthijs De Ligt tek Ajaxi.

Talenti meksikan, i cili aktivizohej te Klub Amerika në kampionatin vendas, ka firmosur sot një kontratë 5-vjeçare me skuadrën holandeze.

21-vjeçari i ka kushtuar 15 milionë euro kampionëve të Holandës, ndërkohë që 2 milionë të tjera mund të përfitohen nga klubi meksikan në formë bonusesh.

Ka qenë vetë Ajaxi që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka prezantuar qendërmbrojtësin, i cili mund të përshtatet mjaft mirë edhe si mbrojtës krahu, apo mesfushor difensiv.

Alvarez është titullar i padiskutueshëm te Kombëtarja e Meksikës teksa numëron 28 paraqitje, ku ka arritur të realizojë edhe 1 gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco