De Ligt zbulon prapaskenën qesharake: Një klub nuk më bleu, sepse kam babain të shëndoshë

De Ligt zbulon prapaskenën qesharake: Një klub nuk më bleu, sepse kam babain të shëndoshë

10:14, 22/07/2019

Matthijs De Ligt, teksa fliste për zërat e shumtë të merkatos gjatë muajve të fundit, para se të vendoste përfundimisht për të luajtur në radhët e Juventusit, ka zbuluar për mediet holandeze një detaj mjaft interesant, që shkon në kufijtë e qesharakes.

“Çdo ditë thuhej diçka e re. Papritur, doli edhe lajmi se një klub nuk më kishte blerë, sepse babai im ishte i shëndoshë dhe unë do të kisha të njëjtën tendencë. Është qesharake!”, pohoi mbrojtësi holandez.

I pyetur për refuzimin e ofertës së PSG-së, De Ligt dha këtë përgjigje: “Paratë nuk kanë qenë kurrë të rëndësishme në zgjedhjen time, kush më njeh e di mirë që para nuk më shtyn nga njëra anë në tjetrën. Në fund të fundit, secili ka mendimin e tij dhe unë e respektoj, por disa gjëra janë thënë në mënyrë sipërfaqësore”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco