‘Sane nuk është shumë larg Bayernit’

‘Sane nuk është shumë larg Bayernit’

23:53, 21/07/2019

Bayern Munchen nuk ka hequr dorë nga dëshira për të pasur në skuadër Leroy Sane.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në një intervistë më parë ka hedhur poshtë mundësinë që gjermani të bashkohet me kampionët e Bundesligës.

Por presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, thotë se shpresat e Bayernit për të sjellë Sane në “Allianz Arena” ende nuk kanë përfunduar dhe se Guardiola nuk mund ta di çfarë po ndodh.

“Nuk e di nëse Pep e di se çfarë po ndodh në klubin e tij, nuk ka asnjë ide, le të presim”, tha Rummenigge për “Bild”.

“Nëse ka diçka për të njoftuar, atëherë ne do ta bëjmë këtë, por nuk është aq larg ardhja e Sane”, përfundoi numri 1 i Bayernit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco