VIDEO/ Surprizë në konferencën për shtyp, Jurgen Klopp përqafon sozinë e tij

VIDEO/ Surprizë në konferencën për shtyp, Jurgen Klopp përqafon sozinë e tij

22:27, 21/07/2019

Një video e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klop, me sozinë e tij, është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.

Gjermani shquhet për tipin e tij karizmatik, teksa është gjithmonë i gatshëm të dhurojë momente komike.

Pas ndeshjes miqësore kundër Dortmundit një pyetje speciale mbërriti nga salla e konferencave: “Ndoshta nuk do shihemi më, a mund të më japësh një përqafim?”.

Kaq ka mjaftuar që Klop të shkojë ta përqafojë sozinë e tij, teksa u shpreh duke qeshur: “Kjo është ndoshta pyetja e dytë më gazmore që më është bërë ndonjëherë. Ti qenke sozia im”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco