Trajneri i Veronës projekton shqiptarin si titullar në Serie A

Trajneri i Veronës projekton shqiptarin si titullar në Serie A

21:54, 21/07/2019

Marash Kumbulla mund ta shohë veten jashtë çdo parashikimi si një titullar në këtë sezon me skuadrën e Veronës në Serinë A, edhe pse deri tani 19-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje zyrtare me klubin italian.

“Paralajmërimin” e ka bërë trajneri Ivan Juriç, i cili në miqësoren e fundit të luajtur nga skuadra e tij në fazën përgatitore e aktivizoi futbollistin shqiptar për 90 minuta.

Kumbulla vlerësohet prej kohësh si një talent i madh dhe ndonëse nuk ka gjetur ende vend në përfaqësuesen Shpresa për të luajtur rregullisht, mund të kalojë direkt me Kombëtaren A pasi trajneri Edi Reja po e sheh me shumë interes.

Vlerësimin më të mirë për të e ka dhënë vetë trajneri Juriç, i cili sot ka paralajmëruar se mund të bënte plane me futbollistin shqiptar për ta rreshtuar përkrah Rrahmanit në prapavijë.

I pyetur nëse kishte aktivizuar Kumbullën për të vlerësuar punën e bërë në akademinë e klubit, trajneri tregoi këndvështrimin e tij.

“Jo, për mua është një futbollist si të gjithë të tjerët, nëse është në formë më të mirë se të tjerët, atëherë luan ai”, tha Juriç për mbrojtësin 19-vjeçar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco