Leonardo: Nuk ka asnjë ofertë konkrete për Neymar

Leonardo: Nuk ka asnjë ofertë konkrete për Neymar

20:48, 21/07/2019

Neymar është një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato, i cili dëshiron të largohet nga kampionët e Francës.

Shumë lajme e lidhin emrin e sulmuesit brazilian me Barcelonën, të cilët thuhet se dëshirojnë ta rikthejnë lojtarin në skuadrën e tyre, ku luante para dy vitesh, para se të transferohej tek PSG-ja.

Për të ardhmen e 27-vjeçarit ka folur edhe drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.

“Sinqerisht nuk ka asgjë të ndryshme nga hera e fundit që biseduam. Nuk ka lëvizur asgjë, nuk ka asnjë ofertë konkrete për Neymar, ai tashmë është një lojtar i PSG. E përsëris nuk ka asnjë ofertë, është e njëjta situatë prej 10 ditësh”, u shpreh braziliani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco