Nuk kaloi testet mjekësore, ndryshon plani për portierin e Juventusit

Nuk kaloi testet mjekësore, ndryshon plani për portierin e Juventusit

18:53, 21/07/2019

Benfica mendohet se dëshiron të nënshkruajë me Matia Perin, po jo në këtë merkato.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, portugezët dëshirojnë të paguajnë 15 milionë euro për portierin, por vetëm në janar kur ai të jetë shëruar plotësisht.

Megjithatë bardhezinjtë nuk janë të gatshëm ta pranojnë këtë, dhe marrëveshja është drejt dështimit.

Nëse ndodh kjo atëherë Juventusi, do të dëgjojë ofertat e tjera të cilat nuk mungojnë.

Monaco mendohet se ka shfaqur interes të veçantë, për transferuar portierin 26-vjeçar në skuadrën e tyre.

Pritet vetëm zgjidhja me Benficën, dhe në rast se dështon, atëherë “Zonja e Vjetër” do të nisë menjëherë kontaktet me francezët për transferimin e portierit italian në Principatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco