Problem gjatë fluturimit me avion, veprimi i pilotit shpëton skuadrën e futbollit nga tragjedia

Problem gjatë fluturimit me avion, veprimi i pilotit shpëton skuadrën e futbollit nga tragjedia

17:01, 21/07/2019

Një tjetër tragjedi mund të ndodhte me ekipin e njohur brazilian, Palmeiras.

Skuadra braziliane po udhëtonte në drejtim të Argjentinës dhe kushtet e rënduara të motit e sidomos era e fortë, kanë bërë që piloti të ketë vështirësi në momentin e uljes në Mendoza.

Në atë kohë, avioni ka pësuar dy probleme dhe për pasojë, piloti është detyruar të ndryshojë destinacion dhe nuk është ulur në Mendoza, duke shmangur tragjedinë pasi mund të përplaseshin në momentin e uljes.

Kjo ka bërë, që piloti të përfundojë në aeroportin e Rosarios, aty ku ulja për fat të mirë ka qenë e rregullt dhe nuk ka pasur probleme.

Sakaq, paniku në avion ka bërë që disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit, të sëmuren dhe të kenë të vjella e marrje mendsh, ndërkohë që tashmë Palemirasi po mendon një tjetër zgjidhje.

Skuadrës i duhet të shkojë në Mendoza duke qenë se të martën luan ndaj Godoi Kruz, por nga Rosario e deri në Mendoza, është rrugë shumë e gjatë nëse bëhet në mënyrë tokësore.

Skuadrës i duhen plot 10 orë për të shkuar në qytetin ku duhet dhe tashmë, ky duket të jetë problemi më i madh për futbollistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco