Van Dijk do ‘Topin e Artë’: Ka ardhur koha që ta fitojë një mbrojtës

Van Dijk do ‘Topin e Artë’: Ka ardhur koha që ta fitojë një mbrojtës

16:18, 21/07/2019

Virgil Van Dijk ishte një nga lojtarët më të mirë të Liverpoolit në sezonin e fundit, ku fituan edhe Ligën e Kampionëve në finale me Tottenhamin.

Mbrojtësi holandez fitoi çmimin si lojtari më i mirë në Premier Ligë, falë votave të gjithë lojtarëve që merrnin pjesë.

Në një intervistë ai u shfaq i lumtur për çmimin: “Unë jam i lumtur për çmimin e marrë, është emocionuese sepse është votuar të gjithë lojtarët. Është një nder që njerëzit thonë se duhet të fitoj ‘Topin e Artë’, por çfarë duhet të bëj kur unë nuk ndikoj në përzgjedhje.

Kam pasur një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar, dhe tani duhet të fokusohem vetëm tek sezoni i ri. Duke u përpjekur dhe duke shpresuar se do të kem një sezon më të mirë se ai që kaloi. Unë nuk e kuptoj faktin pse gjithmonë sulmuesit apo numrat 10 fitojnë ‘Topin e Artë’, ndoshta tani ka ardhur koha që atë ta marrë një mbrojtës”, u shpreh Van Dijk.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco