Milani po mendon të bëjë goditje të madha në merkato, por më parë do t’i duhet që të shesë lojtarë.
Dhe tashmë duket se është gati për përfundimin e operacionit të parë në dalje.
“Spormediaset” ka zbuluar se Milani ka gjetur akord me Monacon për të shitur kartonin e sulmuesit portugez,Andre Silva, për 30 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Ndërsa detajet e kontratës së 23-vjeçarit nuk janë zbuluar ende.
Me të mbyllur këtë transferim, Maldini do të depozitojë një ofertë zyrtare tek Atletico Madrid për të marrë shërbimet e Correa, për të cilin klubi madrilen kërkon 50 milionë euro.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: