Pogba te Reali? Zidane me përgjigjen e tij po i ‘trullos’ të gjithë!

Pogba te Reali? Zidane me përgjigjen e tij po i ‘trullos’ të gjithë!

23:28, 20/07/2019

Zinedine Zidane, nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes për transferimin e mundshëm të Paul Pogbas në “Santiago Bernabeu”.

Gjatë konferencës së parë për shtyp këtë verë, trajneri i Real Madridit ishte i paqartë me përgjigjen e tij duke ia lënë kohës në dorë të ardhmen e Pogbasë.

“Klubi e di se çfarë duam dhe kemi kohë përpara. Tani për tani jemi të përqendruar te këto ndeshje miqësore. Do të shohim se çfarë do të ndodhë ditët në vijim”, është shprehur ai.

Mesfushori i Manchester Unitedit është përfolur për një largim nga “Old Trafford”, ndërsa Real Madridi dhe Juventusi janë dy klubet që janë interesuar për të marrë shërbimet e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco