Mesazhi i Maxi Lopez për Wandan: Ti nuk mund të quhesh nënë!

Mesazhi i Maxi Lopez për Wandan: Ti nuk mund të quhesh nënë!

21:21, 20/07/2019

Maxi Lopez ka shpërthyer me një mesazh të tmershëm kundër Wanda Naras.

Ish-bashkëshorti i Wanda Naras, pak ditë më parë ka folur publikisht mbi vështirësitë që ka hapur për t’u takuar me tre fëmijët e tij, fryt i martesës me modelen argjentinase.

Lopez, sot 35 vjeç dhe lojtar i lirë, është hedhur sërish në sulm, me një postim në rrjetet sociale, në drejtim të Wandas.

“Një grua, që kërkon të ndajë fëmijët nga babai i tyre, nuk duhet të quhet grua, e aq më tepër nënë. Të përdorësh fëmijët e tu për t’u hakmarrë me ish-burrin tënd është gjëja më e pamëshirshme që mund të ekzistojë dhe tregon vlerën që ke si person. Fëmijët mbi mosmarrëveshjet e prindërve të tyre”, shkruan Lopez.

Wanda Nara është nënë e 5 fëmijëve ku gjatë martesës me Maxi Lopez, lindi tre fëmijë, Valentino Gaston, Constantino Lopez dhe Benedicto Lopez. Ndërsa me ish-kapitetin e Interit ka vetëm dy vajza Francesca dhe Isabella Icardi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco