Ideuar nga serbët/ Ultrasit sllovak skenar anti-Feronikeli, zbulohet banderola raciste

Ideuar nga serbët/ Ultrasit sllovak skenar anti-Feronikeli, zbulohet banderola raciste

20:40, 20/07/2019

Kampioni i Kosovës, Feronikeli nga Drenasi, të mërkurën e ardhshme (18.00) luan ndeshjen e parë në Bratisllavë kundër Slovanit nga Sllovakia.

Në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret në Europa League, ultrasit vendas kanë përgatitur një pritje jo të ngrohtë për skuadrën nga Kosova ku disa banderola raciste do të shpalosen në shkallët e stadiumit.

Portali serb “Kurir”, ka publikuar një foto të flamurit serb ku shkruhet “Kosovë je Serbi” por pa marrë parasysh porositë e UEFA-s e cila është kundër këtyre fyerjeve.

Mendohet se pas tifozëve sllovakë qëndrojnë dhe ideojnë ultrasit serb duke bërë propagandë kundër Kosovës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco