Niko Kovac flet për transferimin e mundshëm të Gareth Bales te Bajerni

Niko Kovac flet për transferimin e mundshëm të Gareth Bales te Bajerni

20:05, 20/07/2019

Prej ditësh po përflitet transferimi i Gareth Bales drejt Bajernit të Mynihut.

Por për t’i shuar këto zëra ka menduar trajneri i Bajernit, Niko Kovac i cili tha se uellsiani është lojtar shumë i mirë por bavarezët nuk interesohen që ta sjellin në Mynih.

“Jo, ne nuk jemi të interesuar për Balen. Ai është një lojtar shumë i mirë, por ne nuk jemi të interesuar për ta sjellë atë tek Bajerni. Jam i sigurt se ai ka shumë opsione për të luajtur, nëse vendos të largohet nga Reali.”, u shpreh Kovaç.

Bareth Bale ka qenë shpesh i lidhur me një largim nga Reali, pas rikthimit në stol të Zidanes me të cilin thuhet se nuk i ka marrëdhëniet të mira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco