Emri/ Roma transferon lojtarin nga rivalët e Serisë A

Emri/ Roma transferon lojtarin nga rivalët e Serisë A

17:22, 20/07/2019

Roma ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin e Fiorentinës, Jordan Veretout.

26-vjeçari francez i është bashkuar kryeqytetasve në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit për 16 milionë euro. Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu 2 milionë euro shtesë.

Ndërsa duke folur në faqen zyrtare të klubit, Veretout shprehu kënaqësinë e tij për t’u bashkuar me klubin e ri.

“Unë jam shumë i lumtur të luaj në këtë klub të madh, me lojtarë të mëdhenj. Do të kem mundësinë të ndaj këtë eksperiencë me shokë të shkëlqyeshëm”- përfundoi Jordan

Gjatë dy sezoneve në Fiorentinë, Vertout zhvilloi 75 paraqitje duke shënuar 15 gola.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco