Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Algjeria fiton Kupën e Afrikës, Senegali i Sadio Mane dështon në finale

Algjeria fiton Kupën e Afrikës, Senegali i Sadio Mane dështon në finale

23:05, 19/07/2019

Algjeria është fituesja e Kupës së Afrikës, teksa mposhti në finale përfaqësuesen e Senegalit.

Finalja e luajtur në stadiumin e kryeqytetit Kairo të Egjiptit u mbyll me shifrat e ngushta 0-1, dhe në fakt u vendos që në minutën e dytë.

Në një goditje nga jashtë zone, ishte Bunedxhah, ai i cili lëshoi të djathtën, dhe topi i devijuar, mori një trajektore të lartë, dhe portieri i Senegalit nuk mund të bënte dot asgjë.

Me kalimin e minutave, ishte Senegali që kërkoi të shënonte golin e barazimit, por nuk ia arriti dhe në fund ishte Algjeria që u shpall kampione e Afrikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco