Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Bayern futet në garë me klubin anglez për fantazistin

Bayern futet në garë me klubin anglez për fantazistin

22:53, 19/07/2019

Bayerni i Mynihut është futur në garë për të marrë shërbimet e fantazistit argjentinas të Real Betisit, Giovanni Lo Celso, duke i lëshuar sfidën Tottenhamit, që ishte shumë pranë firmës me 23-vjeçarin.

“Spurs” ofruan rreth 65 milionë euro për kartonin e Lo Celsos dhe vetë fantazisti, që aktualisht është me pushime, kishte dhënë miratimin paraprak për kalimin në Londër, por hyrja në garë e gjigantëve gjermanë, ka ndryshuar skenarët.

Drejtuesit e klubit bavarez kanë gati një ofertë prej 60-65 milionë eurosh për klubin andaluzian të Betisit, ndërsa fantazistin argjentinas po e joshin me një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 4.5 milionë eurosh në vit dhe një rol prej lideri në ekip.

Aktualisht “ankandi” për kartonin e Lo Celsos është i hapur dhe situata pritet të qartësohet vetëm në ditët e para të gushtit, kur 23-vjeçari të përfundojë pushimet dhe të kthehet në Spanjë, për të shqyrtuar nga afër ofertat në drejtim të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco