Zyrtare/ Klubi i Serie A firmos me sulmuesin e Real Madridit

Zyrtare/ Klubi i Serie A firmos me sulmuesin e Real Madridit

21:26, 19/07/2019

Tashmë është zyrtare, Udinese ka firmosur me sulmuesin e talentuar të Real Madridit, Cristo Gonzalez.

Ai do të jetë lojtari më i ri i Udineses, me të cilët firmosi një kontratë 5-vjeçare, që e mban të lidhur me klubin italian deri në vitin 2024.

Sulmuesi 21-vjeçar kishte disa propozime nga klubet spanjolle, por ai i refuzoi sepse donte të vazhdonte karrierën e tij në Itali.

Në arkat e Realit do të derdhen 1.5 milionë euro, për shërbimet e spanjollit.

Zyrtarizimin e lojtarit e njoftoi klubi italian, të cilët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftuan se kishin transferuar Gonzalez nga Real Madridi.

Lojtari është aktivizuar me të rinjtë e Realit duke zhvilluar ndeshje shumë të mira, dhe tani do të nisë një aventurë të re në futbollin profesionist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco