Boca Juniors: Daniele De Rossi do të nënshkruaj së shpejti!

Boca Juniors: Daniele De Rossi do të nënshkruaj së shpejti!

21:23, 19/07/2019

Një karrierë e gjatë në vetëm një klub.

Formuar në AS Roma, Daniele De Rossi u bashkua me ekipin e parë në vitin 2002.

Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, mesfushori italian i tha lamtumirën, klubit të tij të zemrës. 

Por megjithëse është në moshën 35-vjeçare, Daniele nuk ka ndërmend ta mbylli karrierën. 

Lojtari ka pasur oferta nga Fiorentina dhe Los Angeles Galaxy, por ai ka vendosur të shkojë në Argjentinë.

Ka disa javë që Boca Junior, po përpiqet që të marri shërbimet e De Rossit.

Dhe këto përpjekje klubi argjentinas po i bënë me anë të drejtorit të saj sportiv, Nicolass Burdisso, i cili ka qenë dhe shok skuadre me Danielen tek skuadra e romës në vitet (2009-2014).

Duke diskutuar për mediat në lidhe me çështje, presidenti i Boca-s Daniel Angelici, tha se De Rossi do të vijë së shpejti: "Jemi mirë, Nicolas Burdiso, (drejtori sportiv) është marrë personalisht me këtë çështje" .

 “Është lojtari që ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e jona. Ne po diskutojmë me të dhe ai do të mbërrijë së shpejti në Argjentinë. Dhe unë mund të them me 99% se ai do të jetë lojtar i Boca-s", përfundojë deklaratën Angelici

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco