Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Inter-Lukaku, distanca ka filluar të shkurtohet

Inter-Lukaku, distanca ka filluar të shkurtohet

20:48, 19/07/2019

Antonio Conte, trajneri i Inter, foli nga turneu që po zhvillohet në Azi, ku la të kuptohet se nuk është i kënaqur me merkaton e deritanishme të drejtuesve të klubit.

Por gjithsesi “zikaltërit” vazhdojnë të lëvizin, dhe sipas “The Times” klubi interist e ka rritur ndjeshëm ofertën për sulmuesin e Manchester United Romelu Lukaku.

Bëhet fjalë për një ofertë prej 66.5 Milion eurosh plus 16.5 milion bonuse, që në total janë 83 milion euro, e cila përsëri nuk pranohet nga anglezët që kërkojnë plot 89 milionë euro.

Diferenca mes ofertës së Interit dhe asaj që kërkon Junajtidi është vetëm 6 milionë euro, dhe shumë shpejt pritet të zgjidhet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco