Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Përjashtohet nga futbolli presidenti i klubit italian

Përjashtohet nga futbolli presidenti i klubit italian

19:59, 19/07/2019

Dënim i rëndë për Mauricio Zamparinin. Gjykata Federale Kombëtare e Federatës Italiane të Futbollit, ka dënuar ish-presidentin e Palermos, me përjashtim nga bota e futbollit, për parregullsitë administrative të krijuara në klubin siçilian, që sollën edhe një dënim me 20 pikë zbritje për klubin në kampionatin e kaluar.

Gjykata e dënoi në fakt me 5 vite skualifikim nga futbolli, por ajo që godet më shumë është edhe vendimi për të mos e lejuar më të mbajë ndonjë post drejtuesi në botën e futbollit.

Zamparini akuzohej për parregullsi serioze financiare në bilancet e Palermos, dhe Gjykata në Federatën Italiane e shpalli atë fajtor duke e quajtur si krijuesin e vërtetë të këtyre falsifikimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco