Nga burgu në provë tek ekipi italian, ish-lojtari i Brescias po përpiqet të nisë një jetë të re

Nga burgu në provë tek ekipi italian, ish-lojtari i Brescias po përpiqet të nisë një jetë të re

18:28, 19/07/2019

Pasi bëri 10 muaj burg, për pjesëmarrje në një grup kriminal, ku ishte i dyshuar për 5 grabitje, Ismail H’Maidat, synon të rikthehet sërish në fushën e blertë.

Asokohe u dënua me 4 vite burg, por bëri vetëm 10 muaj dhe prej një jave është një njeri i lirë.

Ai do të përpiqet të rinisë jetën e dikurshme, atë të futbollistit.

Më parë, ai ka qenë protagonist në futbollin italian, kur luante me Brescia (41 ndeshje, 1 gol).

Marokeni, që ka qenë në pronësi të Romës deri në vitin 2018 (e ka dhënë gjithnjë lojtarin në formë huazimi), kohët e fundit ka qenë në Como.

Me ekipin e këtij qyteti, që luan në Serinë C, ai ka nisur të bëjë një provë, me shpresën që të federohet për sezonin e ardhshëm sportiv 2019-2020, sipas "La Provinca di Como".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco