VIDEO/ Pas ndeshjes, Pep Guardiola i jep një mësim Aleix Garcias

VIDEO/ Pas ndeshjes, Pep Guardiola i jep një mësim Aleix Garcias

17:52, 19/07/2019

Për teknikun  Pep Guardiola nuk ka rëndësi nëse është ndeshje miqësore apo ndeshje kampionati.

Ai është përherë i njëjti, dhe në çdo moment përpiqet që t’i transmetojë futbollistëve të tij, atë çka ai dëshiron nga ta në fushën e lojës.

Këtë e ka provuar dje Aleix Garcia, i sapo kthyer nga huazimi te Girona. Ai luajti shumë mirë në 20 minutat e fundit të sfidës që Mançester Siti fitoi dje 4-1 ndaj West Ham.

Por menjëherë pas ndeshjes, në vend që të merrte përgëzimet nga trajneri, ai mori një leksion falas futbolli nga Guardiola.

Ky i fundit e mbajti lojtarin në fushë duke i shpjeguar lëvizjet që duhej të kishte bërë në një moment të caktuar të lojës, duke i bërë të kuptonte 22-vjeçarit si të përmirësonte sa më shumë lojën e tij.

Duket se djaloshi e ka vlerësuar jashtë mase këtë leksion të spanjollit. “Mësuesi më i mirë”, shkruante futbollisti në Tëitter ku postoi edhe videon e “shpjegimit” të Guardiolës pas ndeshjes, e cila është kthyer në virale dhe ka pushtuar rrjetet sociale. 

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco